SPRINT NEWS ALBANIA

Shkrime

“Shamizezat”

Nebil Çika

“Shamizezat”
U rishfaqën si fenomen politik në ngjarjet e 1997, kur drejtuesit e rebelimit komunist i nxirrnin në rreshtin e parë të lincimrce , publike ,të veshura me të zeza për të justifikuar, vrasjet dhunën, grabitjet dhe në mënyrë të veçantë për të mbuluar qëllimin e vërtetë të rebelimit komunist , pushtetin !
I paraqisnin si nëna që iu ishin vrarë djemtë në fakt asnjërës prej tyre nuk u kishte ndodhë ndonjë gjëe tillë.
Mund të ishte ndonjëra që kishte ndodhë ndonjë fatkeqësi e tillë por nuk kishte lidhje fare ngjarjet për të cilst përdoreshin.
Kjo nuk i ishte një risi .
“Shamizezat ” janë përdorur nga komunistët që në vitin1945 në gjyqet politike publike që organizoheshin ndaj kundërshtarëve politikë.
Gra ,kryesisht, pa moral në shumicën e rasteve injorante ,të paraqitura si “nëna apo familjarë të dëshmorëve” por që nuk kishin asjë lidhjr me ta, i vendosnin më radhët para të sallave ku zhvilloheshin gjyqet dhe si pjesë e “korit të korbave” që thërrisnin gjatë gjithë gjithë zbulimit të gjyqit : “Kriminelët në litarë”.
Në të shumtën e rasteve nuk i njihnin fare ata që gjykoheshin por detyra e tyre ishte që, me shpifje e të bërërtitura, të krijonin atmosferën e “hakmarrjes së popullit “, të cilën xhelatët e përdornin për të mbuluar mungesën e provave për fajësinë dhe dënimet e pa ligjshme që u bënin kundërshtarëve politikë, shumica patriotë e intelektualë të shquar.
Kam dëgjuar për to që fëmijë pasi janë përdorur edhe në gjyqe kundër familjarëve të mi apo miq të familjes.
Të tilla, ka pasur për shembull në gjyqin e Musine Kokalarit, bënin thirrje për të varur një zonjushë, vajzë të re, intelektuale e shkrimtare duke quajtur “kriminele e armike të popullit “
Por mua më ka ngelë në mendjen njëra, me emër e mbiemër, sepse e kishte bërë këtë rol në gjyqin e gjyshit tim nga nëna Hysni Durmishi ( Merkaj ), një aktivist i Ballit Kombëtar në Vlorë, i dënuar me vdekje në 1945.
I nxorën në gjyq publik bashkë me disa të tjerë pinjoll nga familjet me të mira e me patriotike të Vlorës. I ati i tij, stërgjyshi im, Durmish Merkaj është një nga dëshmorët e luftës së Vlorës në 1920.
Sipas nënës time dhe dëshmitarëve të tjerë “korit të shamizezave” në atë kohë i printe një farë Bule Imami që e kishte bërë këtë gjë në pothuaj të gjitha gjyqet politike te asj periudhe në Vlorë dhe ishte bërë një personazh i njohur i këtij akti të lincimit publik të kundëstrëve të dikaturës komuniste dhe familjrëve të tyre . Ishte n bërë sinonimi i këtij fenomeni.
Më vlorë kanë një fjalë të veçantë për këto lloj njerëzish , i quajnë “telendarë” , qe telefonin njerëzit publikisht pa të drejtë . Bujlja për vite ishte bërë sinonim i “telendares “.
Nëna për ndonjë që shpifje denigronte dikë pa të drejtë, thoshte gjithnjë : Po kjo, është bërë si Bule Imami !
Kur i pushkatuan të atin nëna ime ishte tre vjeçe . Nuk mbante mend gjykatësit prokurorët ,hetuesit, skuadrën e pushkatimit etje që i vranë të atin, por “korin e shmizezave “dhe Bule Imamin që bërtisnin në sallën gjyqit : “Kriminelët në litarë” e kishte të fiksuar në mendjen e sajë . Dhe besoj se skena të tilla janë të paharruar për çdo fëmijë që që përjeton tragjedinë e vrasjes së prindit të tij .
Besoj se e njëjta situatë ishte për edhe për fëmijët e familjarë që patën të njëjtin fat me nënën time! Më e rëndë se sa vetë dënimet ne vdekje , ishte lincimi publik që i bëhej të dënuarve dhe familjeve të tyre nga sallat e mbushura me spiunë e shërbëtorë të regjimit ku” kori korbave të shamizeza ” kishte rolin kryesor !
I kanë përdorur deri vonë këto forma të linçimit publik. Më kujtohet diku nga viti 1987 kapën ca djem nga Piqerasi që tentuan të arratisen. Sikur të mos u mjaftonin torturat në qeli dhe dënimi i nxorën të lidhur para popullit në fshat dhe “shmizezat” e të tjetë të ngjashëm me to, i shanë, pështynë, goditën e tjera si armiq e trdhëtarë.
Nuk munguan si gjithnjë, edhe thirrje që ti varnin në qendër të fshatit !
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?