Aktualitet

Rektori i UM: Të hënën fillojmë normalisht mësimin! Nuk kemi probleme me rritjen e pagave

Rektori i Universitetit të Mjeksisë, Arben Gjata u shpreh se ky universitet do të vijojë normalisht procesin mësimor të hënë duke u distancuar nga protesta e pedagogëve që u mbajt sot e që pritet të përshkallëzohet me bojkot të mësimit të hënën.

Duke folur për “Fax News” Gjata tha se në Universitetin e Mjekësisë ditën e hënë do të nis mësimi ashtu siç është njoftuar nga ministria e Arsimit. Ai shtoi se ky universitet nuk ka asnjë problem sda i përket rritjes së pagave.

Arben Gjata: Viti akademik fillon ditën e hënë me urdhër të minitrisë së Arsimit. Mund të ketë edhe pedagogë që kanë të drejta të protestojnë. Nuk kemi pasur ndonjë problematikë sa i takon rritjes së pagave. Do ishte mirë të rritet po duhet parë situata ku është vendi, mundësinë financiare që ndodhet, një gjetje kompromisi Do e tregojë koha se cfarë do bëhët. Është lëvizje sindikaliste. Ne do e fillojmë vitin e ri akademik, me dorëzimin e bluzave të bardha sic bëhet cdo vit.

Sa i përket lajmit që ka qarkullouar në media ditët e fundit që studentët e mjekësisë pasi të mbarojnë shkollën t’u bëhet me detyrim qëndrimi në vend , Gjata tha se nuk e ka thënë diçka të tillë dhe se është nxjerrë nga konteksti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania