Bota

Po dëgjonte muzikë ukrainase në automjetin e tij, burgoset babai i katër fëmijëve në Moskë

Një baba i katër fëmijëve në Moskë është burgosur për “diskreditim të ushtrisë ruse”, pasi dëgjonte muzikë ukrainase në automjetin e tij.

Kjo është një prej shumë masave kundër individëve që janë ndërmarrë pas luftës ruse në Ukrainë. Pushtimin e Ukrainës presidenti Putin, e ka cilësuar si një “operacion ushtarak special” për të çrrënjosur neo-nazistët.

The Times shkruan se Anton Usov u dënua me 15 ditë në një qendër paraburgimi dhe iu dha një gjobë prej 50,000 rubla (700 £) pasi u ndalua nga policia e trafikut.

Gruaja e Usov u tha aktivistëve se ai ishte burgosur. Nuk ishte e qartë se çfarë muzike kishte dëgjuar dhe si mund të diskreditonte ushtrinë. Usov ishte dënuar edhe pasi kishte refuzuar për t’iu bindur kërkesave të policisë.

 

 

Muajin e kaluar disa anëtarë të një dasme në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, u gjobitën dhe disa u burgosën për luajtjen e Chervona Kalyna, një marshim patriotik ukrainas.

Olga Valeyeva, fituesja e konkursit të sivjetmë Miss Crimea, u gjobit për postimin e një videoje në ‘Instagram’ të saj dhe një shoqeje duke kënduar këngën.

Shoqja e saj u la dhjetë ditë pas hekurave. Dy gratë kërkuan falje në një tjetër video të publikuar nga policia lokale.

Chervona Kalyna u bë një këngë e rezistencës pas pushtimit të Ukrainës nga Putini në muajin shkurt.

Një version a cappella nga këngëtari ukrainas Andriy Khlyvnyuk u bë viral dhe u ripërpunua nga artistë ndërkombëtarë, duke përfshirë Pink Floyd .

Autoritetet ruse e kanë quajtur Chervona Kalynën një “himn të nacionalistëve ukrainas”.

Rusia prezantoi legjislacionin që i bën “veprimet publike që synojnë diskreditimin e ushtrisë ruse” të dënueshme me gjoba ose dënime të shkurtra me burg në mars. Ndërkaq veprat e përsëritura mund të çojnë në ndjekje penale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?