Presidenca çeke e Bashkimit Evropian propozoi, si mjetin e fundit, pezullimin e regjimit të udhëtimit pa viza për Shqipërinë dhe Serbinë në mënyrë që të reduktohet numri i emigrantëve të paligjshëm që vijnë në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor.
Fakti që Shqipëria dhe Serbia kurrë nuk i kanë harmonizuar plotësisht politikat e tyre të vizave me BE-në, edhe pse ato lëvizin pa viza në zonën Schengen, “kontribuon në rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në BE përmes asaj rruge” paralajmëroi Presidenca çeke në një dokument të brendshëm në të cilin EUobserver e kishte publikur së fundi.
“Në veçanti, shtetasit e Turqisë, Tunizisë, Indisë, Kubës dhe Burundit hyjnë legalisht (pa viza) në rrugë ajrore në Serbi (dhe nga disa prej këtyre vendeve edhe në Shqipëri) dhe një numër shumë i madh i tyre shkojnë në mënyrë të parregullt në vendet anëtare të BE-së. thuhet”, thuhet në dokumentin e datës 11 tetor, transmeton mediumi serb “Danas”.