Aktualitet

Gjykata lë në burg ish-ministrin Lefter Koka, nuk ndryshon masa e arrestit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për ndryshimin e masës së sigurisë.

Koka, i arrestuar për aferën e Inceneratorit të Fierit do të vazhdojë të qëndrojë në burg, deri në përfundim të hetimeve.

Kjo është hera e dytë që Kokës i refuzohet ndryshimi i masës “arrest me burg”, pasi më herët ishte Gjykata e Lartë ajo që vendosi rrëzimin e kërkesës.

Kujtojmë se pak ditë më parë Gjykata e Posaçme vendosi të lirojë ish-deputetin socialist Alqi Bllako, duke i ndryshuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Bllako gjithashtu është nën hetim për aferën e inceneratorëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania