Stil/Jetë

Punon si pornostare, 27-vjeçarja: Babai është menaxheri im

Një yll i njohur porno ka pranuar se karriera e saj dikur i ka hapur probleme në familje, por babai i saj tani është më krenar se kurrë për të.

Kimmy Granger filloi si një striptiste ekzotike, por më pas u zhvendos në pornografi dhe filloi të filmonte me kompanitë kryesore të prodhimit kur ishte vetëm 20 vjeç.


Tani 27-vjeçare, modelja amerikane ka grumbulluar mbi 1 milion ndjekës në Instagram.

“Babai im, kur e mori vesh u tmerrua. Ai ishte i mërzitur, donte të vdiste. Ai tha: “Çfarë gabim kam bërë unë si baba?

Asnjë baba nuk e dëshiron këtë për fëmijët e tyre”. Kjo e shqetësoi atë dhe unë i dhashë hapësirën që i nevojitej dhe më pas disa muaj më vonë unë e kontaktova.”, ka treguarKimmy Granger.

Por ai tashmë ndihet krenar që ajo është e lumtur dhe e qëndrueshme.

Ajo vazhdoi: Nuk dua që ai të mendojë kurrë se unë hyra në këtë për ta lënduar… Unë hyra në këtë sepse e doja, me të vërtetë ndihem sikur është gjëja e duhur për mua, e dua këtë punë. Ishte pothuajse sikur pornografia të afronte babanë tim dhe mua. Babai im dhe unë nuk kemi qenë kurrë kaq të afërt.

Në fakt, babai i saj tani është aq mbështetës sa ka marrë një rol aktiv në karrierën e saj.

“Ia kam bërë shumë të qartë se jam e sigurt dhe e lumtur. Tani ai është menaxheri im; ai menaxhon të gjitha financat e mia dhe bën të gjitha llogaritë e mia, dhe ne jemi si një ekip”, ka thënë ndër të tjera 27-vjeçarja Kimmy Granger.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania