Të shtëna me armë në Klos, një viktimë dhe disa të plagosur
Të shtëna me armë janë raportuar pak momente më parë në Klos.
Bëhet me dije se nga të shtënat me armë ka humbur jetën një person si dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë. Mësohet se viktima është një 17-vjeçar.
Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.
Ora News sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku trupi i pajetë është ende i shtrirë në rrugë.
Nga informacionet e para gazetari i Ora News Edison Vatnikaj raporton se dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes dy familjeve. Dyshohet se I plagosur ka mbetur babai i viktimës.
Total 0 Votes
0
0