Reali nuk njeh “mëshirë”
Janë mbyllu sfidat e mbrëmjes në Champions League. Chelsea dhe Leipzig të vetmet që marrin 3 pikë, pasi në 4 sfidat e tjera çdo gjë u mbyll me shifrat e barabarta 1-1.
PSG u befasua sërish nga Benfica. Pas penalltisë së Mbappe, “shqiponjat” reaguan në të njëjtën mënyrë duke realizuar nga pika e bardhë me Joao Mario.
Dortmund nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sevillas. Spanjollët treguan fytyrë të re në këtë takim pas ndryshimeve në pankinë.
Leipzig arriti të triumfojë me një rezultat të pastër 0-2 në Skoci. Dy gola që erdhën nga aksione model duke i përmbyllur me suksese. Fitorja rihap shpresat për kualifikim.
Shakhtar i pafat ndaj Real Madrid. Një ndeshje shumë e mirë nga ukrainasit që vetëm në fundin e shtesës u ndëshkuan nga një gol i Rudiger që solli baraspeshën.
Rezultatet:
- Celtic – Leipzig 0-2
- D.Zagreb – Salzburg 1-1
- Dortmund – Sevilla 1-1
- PSG- Benfica 1-1
- Shakhtar – Real Madrid 1-1