Shpërthime të forta në kryeqytetin ukrainas, raportohet për viktima dhe të plagosur
Një numër viktimash janë shënuar në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm si rezultat i “disa shpërthimeve”, thanë shërbimet e urgjencës të rajonit.
Kjo vjen pasi kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko konfirmoi shpërthime në qendër të qytetit gjysmë ore më parë.
Kryeqyteti u bombardua rëndë në fillim të luftës, por ka pasur një qetësi relative në muajt e fundit.
“Është shumë e pazakontë të kesh bombardime pikërisht në zemër të qytetit, ku janë zyrat e qeverisë.
“Ne nuk kemi ende konfirmim për atë që është goditur dhe se ka pasur viktima, por një këshilltar i presidentit ka postuar në Twitter duke e quajtur Rusinë përsëri një shtet terrorist me fotografi të flakëve pas një ndërtese.”