PS aleancë me Tom Doshin? Balla: Jemi me njerëzit e thjeshtë
Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, është shprehur sot se socialistët aleancën e kanë me qytetarët e zakonshëm dhe me askënd tjetër. Këtë deklaratë ai e bëri teksa u pyet nëse socialistët do të bashkëpunojnë në Shkodër me Tom Doshin, për zgjedhjet lokale.
Kreu i PSD u pa pak ditë më parë tek hynte në Kryeministri. Veta Balla pas mbledhjes së grupit të PS, ju përgjigj insistimit të gazetares duke thënë se asnjë deputet nuk kishte folur për bashkëpunim me Tom Doshin.
“Unë po ju them që PS ka një aleancë me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi. Ky është boshti i bashkëqeverisjes. Ne do të vazhdojmë bashkëqeverisjen me njerëzit e thjeshtë. Unë po vij nga mbledhja e grupit dhe nuk më rezulton të jetë ngritur (si shqetësim) nga asnjë deputet.
Sot në mbledhje kemi diskutuar dhe një element të rëndësishëm të aktivitetit parlamentar. Këtë javë buxheti i shtetit do të vijë në Kuvend dhe javën tjetër do të fillojmë prezantimin, për të ecur me çështje të tjera”, tha Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS.