Alfred Lela: Sali Berisha ka nevojë që t’i nxjerrë frikën popullit
Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është i mendimit se Sali Berisha ka nevojë që t’i nxjerrë frikën popullit të tij në një vend të tulatur në frikë.
Për të mbështetur këtë bindje të tij, ai tha se njerëzit vijnë në takime me Berishën dhe thonë se i kanë paralajmëruar se do i heqin nga puna.
“Instrumenti i frikës ekziston dhe ndaj Berishës”, tha Lela, në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV.
Në vijim ai tregoi se me mijëra njerëz janë larguar nga frika për motive politike dhe ky shtoi ai, është një fakt.
Një biznesmen në Dibër i cili kishte ardhur nga Italia për të ndërtuar një teqe se i’a kishte lënë amanet gjyshi, më tha se e kishin kërcënuar se do e hedhin në erë, nëse ftonte Sali Berishën në inaugurim.
Mori kërcënime nga zyrtarë që i thanë se ‘do të hedhim në erë po erdhi Berisha’. A është ky vend i lirë? Biznesmeni ishte i lemerisër nga ideja.
Është një familje, e vjetër, e fisme dibrane. Dinjiteti i nëpërkëmbur i çdokujt, është dinjiteti i nëpërkëmbur i të gjithë neve.
Ndërsa duke u ndalur te 21 Janari, deklaroi se vazhdon të mbetet një tentativë e marrjes së një pushteti me forcë, me trimat e një personazhi që është ‘non grata’.
U bë ajo që u bë… Po ti shikojmë filmimet e asaj dite të shkëputura nga emocionet dhe koha duket qartë se aty ishte shkuar për të bërë diçka. Institucionet mbrohen apo nuk mbrohen?
Nëse vjen dikush të futet, e lejon apo e mbron? E lejon ta përdhosë? Në luftë nuk vritet ai që është në radhën e parë, por në radhën e shtatë.
Nuk besoj se u mat dikush për të vrarë pikërisht ata. Kur Sali Berisha demokratët e tij në ‘98-ën e bënë me një kufomë mbi supe ishte gabim, pse kësaj radhe nuk është gabim?
Lela ngriti si shqetësim mbi 740 mijë shqiptarë kanë ikur, duke ngritur pyetje nëse duhet diçka kundër kësaj hemorragjie, këtu ka një problem dhe nuk mund të jetë problemi e shkuara.
Jemi në paradoksin e të fajësuarit të Ahmet Zogut. Ne nuk mund të fajësojmë më Enver Hoxhën. E njëjta gjë! Për të larguar zjarrin nga prapanica ia hedhin fajin Zogut, Enver Hoxhës, Berishës.
Si Struci që ka fshehur kokën dhe mendon se ia ka hedhur. Sali Berisha po mbron dinjitetin e vetë, por edhe të shqiptarëve, po të ulësh antenat politike.
Edhe po të jetë një e metë Berisha, ndëshkohet, se është ndëshkim i klasës politike, i elitës së këtij vendi dhe ne si njerëz të elitave nuk duhet ta pranonim këtë damkë.
Duhet të bënim pyetje, pse a është e drejtë. A do të ketë efekte anësore?/ MCNTV/

