SPAK kërkon 12 vite burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar 12 vite burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit.
Marku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge e pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Ai u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Kujtojmë që ai u vu në pranga gjatë operacionit të koduar “Shpirti”, ku u arrestuan dhjetëra persona, mes tyre zyrtarë të lartë.
Ndërkaq në Francë u arrestua edhe ish-truproja tjetër i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Paul Deda.
Marku dhe Deda akuzohen se kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë, gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri.