IntervistaPolitike

Krashi: Jo rritje të numrit të bashkive, por efiçencë të administratave

Deputeti i PS Lavdrim Krashi deklaroi në MCN Live se pushteti vendor ka probleme me efiçencën, duke shtuar se administrata vendore duhet të ndryshoje qasje.

Krashi pranoi se bashkia e Dibrës ka pasur probleme, ndërsa nuk sheh si zgjidhje shtimin e numrit të bashkive.

E rëndësishme është që pushteti lokal duhet të jetë në krye të detyrës duke u shërbyer qytetarëve. Përgatitjet për fushatë elektorale janë herët sot. PS është gati për të filluar fushatën siç e kërkon ligji. Në një vend demokratik zgjedhjet janë 35-40 ditë. Ne do të jemi përballë qytetarëve, bashkë me qytetarët, për të biseduar me ta kur të vijë koha.  Unë jam nga Dibra edhe në Dibër thonë një fjalë: Të presin sipas xhaketës dhe të përcjellin sipas kokës. Çdo anëtar dhe simpatizant ka detyrimin të japë kontributin për përzgjedhjen e emrave, strategjinë dhe programin e PS. Jam shumë komod. Bashkia në Dibër për shumë vite ka pasur probleme. Kur bën punë të mira s’ka nevojë të flitet. Ka një ndryshim të madh administrata e re e kryetarit të bashkisë. Ka bërë disa punë të mira, patjetër ka shumë sfida për të arritur atje ku duhet. Për qytetarin pushteti lokal është më i prekshëm. Shpresoj fort që Shqipëria të punoj fort në të gjitha njësitë vendore”.

I pyetur nëse do ta linte mandatin e deputetit për të garuar si kryetar bashkie, Krashi tha:

Nuk e di këtë lloj procesi, ku një ditë mund të më thuhet nga kush…?! Ka një proces të përcaktuar PS që do ndjekë për kandidaturat. Bashkia e Dibrës e ka kryetarin e bashkisë, me të cilin fituam fortë. Punët po shkojnë mirë, jo shkëlqyer, por mirë. Ku e shikoj veten? Kjo është një pyetje shumëmilionëshe. Nuk kam as më të voglin dyshim që vendimi që kam marrë për t’u kthyer dhe për të shërbyer për qytetarët shqiptar…Secili duhet ta shohë veten si shërbëtor publik”.

Lidhur me deklaratat e Xhelal Mziut, se është i gatshëm të garojë dhe ta fitojë bashkinë e Dibrës, Krashi u shpreh:

Nuk e di ku e gjejnë sigurinë njerëz të tillë, që para se të bëhet fushata, të shpallet fitorja në këtë farë mënyrë. Unë vij nga një vend ku derisa të numërohet vota e fundit nuk mund të thuash se ka fituar. PS duhet të jetë e vëmendshme ndaj çdo kandidati”.

Teksa u ndal te reforma administrative-territoriale, Krashi tha:

Problemi më i madh që ka pushteti vendor, që është shpalosur gjatë dëgjesave me njerëz…Bota akademike ka dhënë një panoramë dhe disa gjetje të shkëlqyera. Për mua pushteti vendor, është pushteti më afër njerëzve. Si njeri i lirë nuk kam shkuar në komisionin e reformës administrative-territoriale për të paravendosur numrin e bashkive. Pushteti vendor ka probleme të çështjeve të efiçencës, por nuk do të thotë që me një rindarje të re problematikat zgjidhen. Administrata vendore duhet të ndryshojë qasje. Nga dëgjesat ka ankesa nga qytetarët. Administratat e bashkive duhet të jenë të zhdërvjellta. Kryetari i bashkisë është një reflektim, aq sa punëtor apo përtac, sa vizionar apo i pashpresë, është reflektim në gjithë bashkinë dhe kjo përçohet edhe te qytetarët.

Lidhur me dy bashkitë në faliment, Krashi tha se:

Bashkitë që kanë dështuar janë keqmenaxhuar. Ata që i kanë drejtuar bashkitë kanë përgjegjësi të mëdha. Falimenti është një proces që mund të ketë filluar para disa vitesh”.

Sipas deputetit të PS propozimi i PD-së për shtimin e numrit të bashkive është një lëvizje në drejtim të gabuar.

PD është krejtësisht në të drejtën e saj për të ardhur me raport. Do kishte qenë më e udhës që të kishim ardhur me një raport të përbashkët. Kjo do kërkonte negociatë, për fat të keq kjo s’ka ndodhur. Kolegët e opozitës kanë dalë me një hartë të re ku numri rritet me 50 për qind numri i bashkive, që për mua është lëvizje në drejtimin e gabuar. Argumente pse numri duhet të bëhet më i madh nuk i kuptoj. Deputetët e PS, që jemi pjesë e komisionit, nuk mendojmë që ka nevojë për ndryshimin e numrit të bashkive, por rritje të efiçencës së administratave në të gjithë territorin. Nuk e di se si ndarja aktuale favorizon PS! Fokusi duhet të jetë shërbimi. Partitë janë të lira për të garuar në të gjitha zonat dhe nëse qytetarët votojnë për ta do marrin përgjegjësinë për të drejtuar bashkitë.

Krashi nuk ka preferuar të komentojë vendimin e gjykatës për lënien në “arrest shtëpie” të Alqi Bllakos.

Lajmi është që ai do hetohet në kushtet e arrestit në shtëpi. Nuk mund të komentoj vendime të drejtësisë. Ata kanë pasur evidenca të mjaftueshme që i mundëson ta bëjnë hetimin edhe në këto kushte. Në dijeninë time ka të drejtë ankese Prokuroria e Posaçme. Ndjeshmëria te qytetarët është shumë e madhe, ata kërkojnë përgjegjësi dhe pavarësi të organeve të drejtësisë. Kur një ish-ministër dhe ish-deputet janë nën hetim qytetarët e vlerësojnë shumë, sepse kemi drejtësi të pavarur”./ mcntv/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania