BotaSport

Kaosi përfshin futbollin në Argjentinë (VIDEO)

Ndeshja e javës së 23-të në Superligën e Argjentinës, mes Gimnasia dhe Boca Juniors është ndërprerë pas 9 minutash lojë, kur rezultati ishte ende i barabartë 0-0. Një kaos i madh ka përfshirë këtë sfidë ku deri tani është raportuar 1 i vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Një 57-vjeçar humbi jetën për shkak të atakut kardiak gjatë trazirave të krijuara nga një grup ultras, të cilët po tentonin të hynin me forcë në stadium pa biletë. Nisur nga kjo situatë, policia është kundërpërgjigjur me përdorimin masiv të gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.

Situata u përkeqësua më tej kur tifozët brenda stadiumit, përfshirë femra dhe fëmijë, në numër të madh u përpoqën të dilnin, por portat ishin bllokuar pikërisht për të penguar hyrjen e grupeve tifozëve që u ishin pa bileta.

Kjo është ngjarja e dytë në vetëm pak ditë në futboll, pas asaj në Indonezi ku humbën jetën 170 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania