Çollaku: Një PD e ndarë është e humbur, fitorja përmes bashkimit të partisë
Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me situatën në partinë demokratike dhe zgjedhjet vendore.
Ai tha se në Partinë Demokratike ekziston vetëm grupi i Alibeaj, ndërsa theksoi se të ndarë janë të rënë në këto zgjedhje dhe se vetëm të bashkuar mund të ngrihen.
Sipas tij, një PD e ndarë është humbur dhe se thirrjet për tu bashkuar në një anë nuk janë realiste, por fitorja mund të vijë vetëm me bashkimin e partisë.
Trokitja e zgjedhjeve lokale në mënyrë logjike sjell një situatë përgatitore dhe patjetër kemi një ballafaqim të madh për pushtin vendor. Nga pala e maxhorancës që nuk humbet kohë në këtë drejtim, opozita ka një problematikë që ka kontekst te aleanca partive të ndryshme, por thelbi që bën ende një krizë është situata në PD, e cila prej një viti ka një konflikt të brendshëm, ekziston si një parti e ndarë në kapilaritetin saj, është parti që ka dy kryesi, dy forume, ndarje që ka shkuar deri në qelizën e fundit të partisë. Nuk ka asnjë strukturë të PD ku e gjithë të jetë e bashkuar. Kudo vazhdon kjo ndarje. Ka pasur historira dramatike brenda, por thelbi qëndron në këtë gjë të PD, sfida e madhe që e vlerësoj si test pjekurie, është bindja që kemi të gjithë pavarësisht palëve, ndërgjegjësimi se e sigurt se një PD e ndarë është humbëse përballë këtij pushteti dhe regjimi. Thirrjet për bashkim nga një palë, janë sjellje jo realiste sepse vërtet mund të ushqesh me entuziazëm një grup të caktuar militantësh por në këtë mënyrë ke firmosur humbjen e PD. Kjo është pjekuria politike të gjitha palët duhet ta kenë se të ndarë PD i humbet zgjedhjet.
Më tej ai theksoi ngjarja dhe thelbi nuk është koalicioni dhe ngjyrat që do shkruhen, por kjo nuk mbulon krizën e vërtetë që është ndarja e PD në dy struktura paralele. Ai theksoi se nuk ka asnjë segment të PD që të jetë i bashkuar sepse kudo kemi ndarje.
Nuk duhet ti shmangemi thelbit të krizës që është ndarja e PD. Thelbi nuk është koalicioni, por ndarja në Partinë Demokratike. Nëse realisht mendohet për fitoren e PD është rruga e vetme e bashkimit dhe ajo nuk ndodh si likuidim total i një lufte civile e cila ka një vit që vazhdon brenda PD, çdokush duhet ti qëndrojë larg këtij tundimi. Ka vetëm një rrugë për fitoren, bashkimi i partisë. Jemi në gongun e fundit që kjo situatë të rikuperohet duke u bashkuar. Kjo histori ka nevojë për tu ulur me shqetësim real dhe për ti dhënë njerëzve, demokratëve një parti demokratike të aftë për të fituar vetëm e bashkuar. Situata rregullohet duke patur reflektim të ndershëm nga të gjithë.
I pyetur se si shkohet drejt zgjidhjes së kësaj situate të krijuar në Partinë Demokratike, Çollaku tha se dështuam të gjithë në gjetjen e një gjuhe të përbashkët e cila solli dhe këtë ndarje në parti. Më tej ai shtoi se kriza erdhi nga jashtë, ajo nisi me shpalljen non grada të Berishës.
Mendoj se ne dështuam në këtë vit që të gjejmë një gjuhë, një marrëveshje të brendshme për të zgjidhur krizën brenda PD e cila nuk erdhi nga brenda por nga jashtë. E krijuar nga një faktor e cila nisi me shpalljen non grata të Berishës nga SHBA. Është një faktor që nuk varet nga PD, çështja u shndërrua në një krizë të saj kur përzërja e problematikës së Berishës me SHBA solli dhe fatin e PD me ndarjen e saj. Këtij fakti nuk i shmangemi dot, Berisha vazhdon të mbetet non grada me SHBA, kur dihet që marrëdhëniet me këtë të fundit janë jetike për PD. Prandaj duhet gjetur një pjekuri dhe mençuri për të tejkaluar këtë problem sepse rrezikohet seriozisht PD. Ajo është e vrarë në zemrën e saj për tu ballafaquar me kundërshtarin saj.
MCNTV

