PD dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale me 94 bashki
Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend, përmes deputetëve në Komisionin e Reformës, projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale.
Bashkë me projektligjin është edhe materiali shoqërues dhe hartat me 94 bashki, ka bërë të ditur deputetja Dhurata Çupi ka treguar se ky projektligj përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë.
Punë e Komisionit është një punë voluminoze ku është shqyrtuar çdo e dhënë çdo propozim nga organizata. Sot në deputetë të opozitës depozituan projektligjin për miratim dhe mbron interesa e qytetarëve shqiptarë.
Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre të merret parasysh.
Nga 61 bashki sot kemi propozuar 94 në total, pra kemi një shtesë me 33 bashki. Ne kemi qenë në të gjitha qarqet e vendit dhe kemi dëgjuar interesat e qytetarëve dhe mendojmë se ky projektligj i mbështet ato.
Më herët, PD-ja ka njoftuar se përmes deputetëve të vet në Komisionin e Reformës territoriale, do të dorëzohej në Kuvend projektligji për ndryshimet e ndarjes territoriale së bashku me materialin shoqërues dhe hartat me 94 bashki./ MCNTV/

