Hazizaj: Adoleshentët LGBTI dhunohen, mësuesit e dinë.

Aktualitet

Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), Altin Hazizaj, deklaratën e ministres së Jashtme Olta Xhaçka në eventin ministror të grupit bërthamë LGBTI të Kombeve të Bashkuara “E drejta për të qenë unë”, ku tha se Shqipëria është e përkushtuar dhe e vendosur për të çuar përpara axhendën për komunitetin LGBTI, e cilëson si hap pozitiv.

Hazizaj thotë se në nivel ndërkombëtar prej së paku 10 vitesh, Shqipëria ka luajtur rol pozitiv, në drejtim të fjalëve pozitive ndaj komunitetit LGBTI.

Nga studio e MCN Live, Hazizaj deklaroi se veprime të tilla të një shteti të vogël si Shqipëria, që mbron të drejtat e LGBTI, është një hap që duhet përshëndetur dhe nxitur, pasi e rendit Shqipërinë në nivel ndërkombëtar në qasje të avancuar për të drejtat e njeriut.

Shqipëria është i vetmi vend që është pjesë e organizatës së vendeve islamike që publikisht në nivel ndërkombëtar ka mbrojtur dhe i është bashkuar nismave globale për të drejtave të LGBTI.

Realiteti në Shqipëri dhe realiteti global ha diskutim. Një lloj diference e qëllimshme mes statusit të të drejtave të personave LGBTI në Shqipëri, me atë që deklarojmë në nivel ndërkombëtar, një lloj falsiteti.

Në nivel ndërkombëtar duhet bërë patjetër dhe më me forcë, por do vlente që e njëjta luftë dhe përpjekje  të bëhej për komunitetin LGBTI edhe në Shqipëri.

Të drejtat e një personi që i përkasin komunitetit, janë të drejta që nuk respektohen, ose në mënyrë të qëllimshme lihen të shkelen dhe denigrohen.

Shqipëria nuk është Serbia dhe Beogradi, madje jemi me fat në kuptimin e neglizhencës, është pozitive që nuk ka akte ekstreme të dhunës.

Vjet kam qenë pjesë e paradës, kemi bërë paradë normale dhe nuk ka pasur asnjë sharje asnjë fyerje, madje në atë ditën e tyre njerëzit e shihnin paradën dhe nuk pati qëndrime negative.

Përtej asaj që duket, ka probleme serioze që duhen diskutuar dhe qeveria aktuale me përjashtim të Ministrisë së Shëndetësisë, refuzon ti flasë.

Hazizaj ngriti si shqetësim se në aspektin shëndetësor janë një sërë masash që një qeveri kërkon një sjellje pozitive ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shëndetit të qytetarëve duhet të marrë masa sa i takon komunitetit LGBTI, duke përmendur ilaçet që në çdo vend janë kthyer standard, duke veçuar një ilaç që parandalon HIV-AIDS.

Sipas tij, qeveritë duhet të marrin masa që qytetarët të jenë të mbrojtur dhe kjo nuk vlen vetëm për LGBTI por edhe për çdo burrë dhe grua që duan të jenë të mbrojtur.

E drejta e privatësisë, të shkosh të bësh analizat rutinë të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është procedurë standarde për çdo person LGBTI, të gëzosh të kesh sëmundjen më të vogël direkt del emri.

E ka marrë vesh qyteti lagja etj., që janë shkelje bazë të ligjit. Në aspektin e punës, sa i takon komunitetit transgjinor, si është e mundur që asnjë person trasgjinor, që është me master apo doktoraturë, nuk punon për qeverinë shqiptare.

Përtej fjalëve të bukura, e vërteta qëndron ndryshe. Në drejtim të arsimit, çështja nuk është vetëm tek informimi sa i takon të drejtave të LGBTI, çfarë ministria ka për detyrë dhe nuk e ka bërë asnjëherë tregon dështim të qeverisë, ka të bëjë me respektin e të drejtave të adoleshentëve LGBTI.

Në vitin 2016, ambasada PINK organizoi një studim në masë, ku një pjesë e vogël deklaruan se ishin pjesë e komunitetit, shumica thanë jo.

Si në deklaratat e atyre që kishin thënë se ishin pjesë e komunitetit dhe ata që nuk ishin, të gjithë thoshin se personat LGBTI, që i kanë thënë shokëve se kanë këtë orientim, deklaronin se ishin viktimë e bullizmit, 70% e adoleshentëve.

Bashkë me adoleshentët u pyetën dhe mësuesit, thuajse 80% e tyre deklaronin se ishin në dijeni dhe në jetën e personave LGBTI në klasën e tyre dhe thoshin se nuk reagonin për të marrë masa, kur diskriminohen dhe dhunohen.

Statistikat nuk gënjejnë, se e thonë edhe mësuesit edhe nxënësit. Ministria e Arsimit e ka moto ‘Shkolla publike, shkolla të sigurta’.

Si mund të jenë të tilla kur shohim në masë, skandale të shfrytëzimit të fëmijëve dhe adoleshentëve, dhunë dhe diskriminim.

Adoleshentët që gjejnë kurajon të jetojnë si pjesë e komunitetit LGBTI të dhunohen në masë, si është e mundur qeveria shqiptare ta pranojë këtë nivel të madh dhune dhe të mos bëjë asgjë.

Janë shqetësime të prekura dhe të vërtetuara që çdo adoleshent LGBTI i pranon, ka probleme serioze të respektimit të të drejtave LGBTI.

Hazizaj shtoi se që mbas vitit 2016-2017, ku qeveria nisi të regjistrojë fëmijët romë apo viktimë e dhunës, është rekomanduar ndaj Ministrisë së Arsimit se në mbrojtje të të drejtave të adoleshentëve, të merren masa që shkollat të përgatiten me identitetin gjinor, orientimin seksual dhe ndaj komunitetit rom, për shkak të ngjyrës dhe përkatësisë së tyre.

Në këtë linjë shtoi se janë disa komunitete që në arsimin publik në Shqipëri, çështjen e respektimit të të drejtave e quajnë shumë problematike.

Ai cilësoi si problematikë mungesën e trajnimit të mësuesve për trajtimin e të rinjve të këtij komuniteti, për të ndaluar konfliktet dhe në rast se ka, duhet ta raportojë në drejtori apo psikolog, por se kjo gjë nuk ndodh.

Por sipas tij edhe kur raportohet, rasti nuk raportohet tek njësia e mbrojtjes së fëmijës, siç e kërkon ligji, për çdo person që ka dijeni apo dyshon se ndaj një fëmijëve është ushtruar dhunë.

Që nga viti 2013, asnjë Kryeministër apo ministër nuk është takuar për të diskutuar me komunitetin LGBTI lidhur me çështjet ekzistenciale për jetën e adoleshentëve dhe të rinjve LGBTI.

Këtu kemi politikanë që në mënyrë publike, ende vazhdojnë sot e kësaj dite të hedhin baltë mbi një komunitet të tërë, kur vjen fjala tek çështja e martesës.

Ai ngriti si problem mos regjistrimin e fëmijës me prindër të komunitetit LGBTI, duke e cilësuar si shkeljen më masive të të drejtave të komunitetit LGBTI, në kuadër të frikës që shteti shqiptar ka, duke e cilësuar si parlamentin më homofob që nga viti 2010, teksa vlerësoi se Kryeministri Sali Berisha ka qenë gati të legjitimojë martesat e komunitetit LGBTI./ mcntv/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?