Alibeaj zbardh detaje nga takimi me 8 ambasadorët kryesorë në Shqipëri

Politike

Enkelejd Alibeaj së bashku me disa përfaqësues të grupit të PD-së u takuan në Kryesinë e Kuvendit me 8 ambasadorët kryesore në vendin tonë.

Pas përfundimit të takimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së bëri të ditur se objekt i takimit ishin reformat që janë iniciuar në parlament.

“Një nga takimet që i kemi pasur format shumë kohë më parë. Objekt i takimit të gjitha ato reformat që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera,” tha Alibeaj.

Po ashtu, Alibeaj u shpreh i bindur se forma të tilla takimesh ose të ngjashme mund të pasohen nga të tjerë në vijim.

Nga deputetët e PD-së në takim ishin të pranishëm Enkelejd Alibeaj , Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ferdinand Xhaferraj dhe Gazment Bardhi.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?