Reforma territoriale, Bejko: Mos funksionimi i bashkive, çoi në braktisjen e fshatrave (VIDEO)

Intervista Politike

Do ishte naivitet të futeshim në këtë lloj ndarje që të përfitojmë elektoralisht, kjo rrëzohet. Siç i njohim ne zonat, i njeh dhe pala tjetër, jemi futur me parimin që tu kthejmë qytetarëve atë që iu mohua.

Kështu deklaroi eksperti i Partisë Demokratike për reformën territoriale, Roland Bejko, në studion e MCN Live, duke shtuar se në vitin 2014 shumica e bashkive u kalkulua për efekte elektorale gjatë ndarjes së reformës elektorale.

Sipas tij, varianti i 90 bashkive do ishte më i miri që do i shkonte për shtat Shqipërisë në kushtet ku ishte.

Ne studiuam dhe arkivat në shprehjen e opinionit të grupeve të interesi, të cilët e njoftonin komisionin e drejtuar nga zoti Fino dhe ministrinë e zotit Çuçi: që ne nuk jemi dakord se do largoj demokracinë nga qytetari dhe do thellojë centralizimin.

Ne nuk duam të hedhim poshtë gjithë reformën e vitit 2014, se kishte dhe disa anë pozitive. Në çështjet e demokracisë, para vitit 2013, ka pasur demokraci vendore më funksionale, më pas është centralizuar.

Për këtë ka botime, studime e me radhë. Duhet të ballafaqosh veten ke apo s’ke të drejtë me dikë që është përtej teje. Libri “Shoqëria piramidale” e Artan Fugës e ka hedhur gjithë reformën me fakte dhe shifra.

Rilindja urbane është projekt i projektuar në mendjen e Edi Ramës dhe estetikisht dhe i është imponuar bashkive. Me aq para sa u hodhën në qytete të veçanta, mund të kalonin për nxitjen e punësimit.

Pushtet vendor autonom dhe i pavarur, kjo është demokracia.

Sipas tij, nëse do të bazoheshin nga konfigurimi i qarqeve do bëheshin kufizime të tjera bashkish kufitare, ku një qendër kufitare mund të kalojë me një bashki që i takon një qarku tjetër.

Por edhe nëse të ardhmen do të ketë grupe qytetarësh, komunitete që duan të shkëputen nga një bashki, për t’u bashkuar një tjetër, të drejtën e kanë në Kushtetutë, nëpërmjet referendumit.

Por ne do e fusim në ligj këtë të drejtë. Iu referuam distancës si kriter kryesor për ndarjen, se duke u larguar fizikisht bashkia nga qytetarët është larguar dhe nga problematika.

Kompetencat janë të dubluara tek drejtoritë që qeveria ua delegoi bashkive, por nuk u ka dhënë kompetencë të plotë.

Bashkitë nuk kanë funksionuar me çështjet e bujqësisë, kullotave, kanaleve vaditëse etj., dhe kjo çoi në braktisje të fshatrave, se gjithë zhvillimi ekonomik është përqendruar në Tiranë.

Sipas tij, duhet korrigjuar reforma aktuale territoriale, për shkak se mungoi opozita, ndërsa tashmë është e pranishme, madje me një ofertë konkrete, duke nënvizuar se edhe socialistët kanë të njëjtin shqetësim, për shkak se nuk pati konsensus.

Pse nuk do ta ndryshosh? Se duan të mbrojnë me fanatizëm projektin e vitit 2014, që e bënë për llogari elektorale.

Gjatë seancës së djeshme në komisionin për reformën territoriale ekspertët e opozitës propozuan ndarjen me 94 bashki.

Ekspertët e PD prezantuan zyrtarisht para komisionit propozimet e tyre për shtimin e 31 bashkive në 10 qarqe dhe ndarjen e vendit në 3 ose 6 rajone. Sipas ekspertëve, duhet të krijohet edhe një ministri për pushtetin vendor./ MCNTV/

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?