AktualitetPolitike

Gjiknuri prezanton Blendi Klosin si drejtues politik në Vlorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka prezantuar këtë të martë Blendi Klosin si drejtues politik të qarkut të Vlorës. Këtë post më herët e mbante deputeti Arben Ahmetaj.

“Në emër të fushatës po marrim edhe rolet tona,” tha Gjiknuri.

Duke komentuar në lidhje me postin e ri, Klosi tha në një deklaratë për mediet se PS ka arritur të jetë e suksseshme në Vlorë në peridhën post-tranzicionit, pasi ka qenë e bashkuar.

“Për këdo socialist është një nder i madh të bësh jetën e partisë në Vlorë. Për të arritur të njëjtat rezultate që kjo parti ka arritur në periudhën post-tranzicionit. Partia ka dëshmuar se gjithmonë ka dalë të jetë e suksesshme sepse ka qenë bashkë. Detyra jonë është që ne të jemi bashkuar me qytetarët. Misioni që më është caktuar, është që kjo parti të jetë e bashkuar, pranë qytetarëve dhe të ketë mundësinë që të diskutojë hallet dhe problematikat që ka çdo banor i qarkut Vlorë.

Si një qark i madh ka nevojë shumë punë. PS i ka arritur të gjitha rezulattet pozitive, na del si detyrë jo vetëm të struktutojmë punën e PS, por të jemi së bashku me qytetarët. Për këdo që do  të vinte këtu në Vlorë, është një respekt i jahstëzkonshëm dhe një përgjegjësi po aq e madhe. Detyra është që ne jemi së bashku me qytetarët, mos u përpiqni që të ndani popullin. Ne të gjithë që marrim detyra nga këta njerëz që na votojnë, kemi përgjegjësin që t’u shërbejmë atyre qytetarëve dhe vlerësimet për gjithsecilin është  mënyra sesi u shërbëjnë qytetarëve. Të marrësh një mandat nga PS është një nder i madh dhe sidomos ta marrësh në Vlorë , është disafish respekt”, u shpreh Klosi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?