Sula dhe Korreshi thirrje Apelit: Merrni vendimin sa më shpejt

Politike

Deputetët demokratë, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi në një deklaratë për mediat kanë bërë thirrje Gjykatës së Apelit që të marrin vendim mbi situatën në PD, çështje që ka shkuar në gjyq, për drejtimin e kësaj partie.

Në një dalje për mediat, deputeti Dashnor Sula pohoi se marrja e këtij vendimi do të nxirrte nga agonia këtë forcë politike.

“Mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi nga ankimimi i paraqitur nga ana jonë e vendimit te shkalles se pare. E patolerueshme, nuk dua të aludoj por ka interesa të forta nga persona të caktuar apo nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimim i bërë nga grupi parlamentar të ketë një vendim. Ky është në interes të shoqërisë në radhë të parë. Do i beja thirrje gjithe deputeteve te PD te jemi para gjykates se Apelit neser ose pasneser jo qe te diktojme ne dhenien e vendimit, se ne nuk na intereson ne c’krah eshte vendimi, por na intereson shpejtesia qe PD mos rrije me ne agoni”, tha Sula.

Korreshi Sula

 

 

Ndërkohë deputeti Koreshi tha se duhet bashkim mes demokratëve. “Kur nuk ka konsensus mes palëve, duhej një vendim gjykate. Duhet një bashkim mes demokratëve. Kjo punë nuk duhet të ishte në rrugë gjyqësore, pasi demokratët duhet të zgjidhnin problemin. Jemi bërë gazi i botës. Duhet të bëhemi bashkë”, pohoi Koreshi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?