Basha takime politike me kryetarë të degëve në veri
Ish kryetari i PD, Lulzim Basha, se bashku me kryetarin ne detyre Enkelejd Alibeaj, kane zhvilluar nje takim me kryetaret e degeve te veriut. Ne takim kane qene edhe deputete te kesaj zone.
Lajmi eshte bere publik nga vete pjesmarresit ne takim.
Në rrjetet sociale pasditen e sotme janë hedhur nga demokratë të njohur foto të një takimi në Krujë, të ish kreu të PD Lulzim Basha, kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj dhe zyrtarë të tjerë.
Në diçiturën e fotove shfaqet shprehja:
Në Krujën e vogël, por me histori të madhe. Bashkë me drejtuesit e demokratëve të veriut të Shqipërisë në një takim miqësor, por dhe të frytshëm. Ashtu siç dinë veç demokratët të flasin, debatojnë dhe të jenë të hapur. Një takim i vlefshëm me një foto që drita e diellit duket se i ndriçon të ardhmen.