Yuri Kim: Kryetari i PD është Enkelejd Alibeaj
Edhe pse PD kaloi një proces të gjerë zgjedhjes përgjatë një viti deri në finalizimin e zgjedhjes së kryetarit të saj Sali Berisha, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, thotë se deputetin demokrat Ekelejd Alibeaj e takon në cilësinë e kryetarit në detyrë i PD.
“Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike”, u shpreh ajo.
Në emisionin “Opinion”, Kim tha se nuk do të takoj kurrë një person që është shpallur non grata nga SHBA.
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Gjithashtu, dua t’ju pyes për marrëdhënien tuaj me Partinë Demokratike. Ju gjithnjë mbështesni një anë, Partinë Demokratike në Parlament, dhe me mbështetjen e Parlamentit, dhe në anën tjetër është Partia Demokratike, le të themi, e udhëhequr nga Sali Berisha. Problemi është se ju mbështesni këtë grup në Parlament. Por ky grup duket se ka dobësi në mbështetjen e bazës, dhe ana tjetër, grupi i cili ka më shumë mbështetje nga baza, ata nuk mbështetennga ju.
Ambasadorja Kim: Nuk do të…
Blendi Fevziu: Është një test matematike…