Sula: 78 ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit vijojnë punën dhe sot

Aktualitet

Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve thotë se një numër i madh personalitetesh që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit vijojnë punën edhe sot.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Sula tregoi se çështjet e përballjen me të shkuarën ngrihen në momente të caktuara siç ndodhi së fundmi, kur siç tha u kuptua se dekomunistizimi ishte i pamjaftueshëm.

Ajo u shpreh se shifra e fundit e raportuar nga institucioni që ajo drejton është 78 ish-bashkëpunëtorë të sigurimit që ende vijojnë detyrën, pasi siç shpjegoi Autoriteti vetëm jep informacione institucioneve dhe ato vendosin çfarë të bëjnë me punonjësit e tyre.

“Numri i fundit që kemi raportuar ka qenë 78. Kemi thënë dhe më parë që nuk është bërë verifikimi për të gjithë, vetëm një pjesë e vogël. Ne nuk i ndjekim dot ato, ja japim informacionin institucioneve dhe institucionet vendosin vetë se çfarë bëjnë. Në disa institucione ka nene lustrative. Shërbimi i Jashtëm Diplomatik e ka të papajtueshëm qenien pjesëtar i shërbimit nëse ke probleme me sigurimin e shtetit, nëse je agjent i fshehtë”, tha Sula.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?