Rama mbledh sot kryebashkiakët, ja çfarë do të diskutohet

Politike

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte kryebashkiakët në një takim, ku do të diskutohet për menaxhimin e mbetjeve.

Në këtë takim të jetë e pranishme edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro,si edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Mbledha pritet të nisë në orën 09:00 dhe të zgjasë deri pasdite në 16:00, ku do të ketë disa panele dhe diskutime. Theksojmë se ky takim i Ramës me kryebashkiakët vjen teksapartitë politike po përgatiten për garën e zgjedhjeve vendore, në një kohë kur edhe Partia Socialiste ka nisur ristrukturimin në bazë.

Ditën e djeshme kryeministri njoftoi vendimin se janë sekuestruar 4 mijë e 646 metra katrorë të një kulle në mes të Tiranës.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, ai tha se katet e ndërtuara pa leje i kanë kaluar shtetit dhe se do të përdoren për interes publik. Rama hodhi akuza edhe ndaj medieve dhe opozitës duke thënë se “i kanë parë por nuk folën se të gjithë e kanë ngjyer gishtin nga pak”.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?