Qeveria tërhiqet nga fasha 800 kWh

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama njofton se fasha e energjisë nuk do të aplikohet nga 1 tetori, pra nga nesër, siç ishte lajmëruar më parë. Në një video-mesazh tani drejtuar qytetarëve, ai thotë se ky është një lajm pozitiv.

“NJË LAJM POZITIV dhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800KW për konsumatorët familjarë”, shkruan Rama. Sipas tij, qytetarët kanë reflektuar dhe po kursejnë energji, e Fierza po ashtu ka pasur prurje të mira.

“Për ta bërë Shqipërinë një vend energjitikisht sovran dhe eksportues të energjisë. Hë për hë nuk i përballojmë dot nevojat dhe duhet të dalim në treg. Por unë dhe kjo qeveri jemi këtu për të mbrojtur konsumatorët por edhe për të mos bërë asgjë pa bërë që barra e kësaj lufte të lehtësohet sa më shumë.

Jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pasi mbrëmë diskutuam deri vonë. Kërkesa ishte 17 mijë KWH dhe sot është 11 mijë. Kur e lëshuam fashën kjo kërkesë ishte më lartë saç është sot pra.

Ulja e temperaturave ka ndikuar por edhe ka një ndikim një qasje pozitive e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Edhe në Fierzë kemi pasur prurje të mira. Ndaj edhe në këto kushte, bazuar në një analizë të detajuar, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 kWH të mos hyjë në fuqi më 1 tetor”, u shpreh Edi Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?