Putin nënshkruan dekretin: Sot Rusia u bë me katër krahina të reja

Bota

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nisur fjalimin e tij teksa nënshkroi dekretet e aneksimit të katër rajoneve të pushtuara ukrainase në Rusi.

Ai thotë se njerëzit e katër rajoneve të Ukrainës që do ankesohen kanë marrë vendimin e tyre.

“Rezultatet dihen dhe dihen shumë mirë. Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve. Qytetarët bënë zgjedhjen e tyre,” thotë Putini, teksa fjalimi i tij shoqërohet me duartrokitje të shumta.

Putin po mban një fjalim në Kremlin ku u nënshkrua dhe dekreti i aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës në Rusi. Ky aneksim vjen pas referendumeve të rrema në prani të ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe zëvendëspresidentit të Këshilli i Sigurimit, Dmitry Medvedev.

Ukrainasit thanë se i kanë gënjyer pasi u kishin kërkuar të dhënat e tyre personale në shkëmbim të ushqimit, në një kohë kur zonat ishin nën pushtimin dhe rus dhe ata ishin shpresa e vetme për të marrë ushqim dhe kjo ishte mënyra që rusët mashtruan ukrainasit.

Rajonet ukrainase të aneksuara nga Rusia janë Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Perëndimi i dënoi referendumet e bëra teksa i ka quajtur mashtrime të mbajtura nën kërcënimin e armëve.

Total 2 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?