Krisje marrëdhëniesh mes tij dhe Berishës? Ja si pergjigjet Meta

Politike

Kreu i Partisë së Lirisë ka thënë se mes tij dhe Sali Berishës nuk ka asnjë krisje apo krizë marrëdhëniesh. Ilir Meta i është përgjigjur gazetares duke i thënë se këto janë “shpikje nga mendja e Edi Ramës”.

“Nuk ekziston asnjë krizë përveç atyre që shpiken nga mendja e Edi Ramës dhe segmenteve të tij të shpërndara kudo. Ka qenë një koherencë e qartë e PL dhe PD, dhe e shumë ekspertëve me integritet, që u ka treguar shqiptarëve se vjedhja që planifikonte të bënte Edi Rama me faturat e energjisë, ishte një mashtrim për të mbuluar vjedhjet në sistem”, tha Meta.

Në konferencën për mediat, ai foli dhe për deklaratat e bëra mbrëmë nga ambasadorja Yuri Kim, e cila u shpreh se me Ilir Metën kishte zhvilluar një takim “shumë të mirë”.

“Unë e kam thënë, kemi pasur një bisedë shumë të hapur dhe bashkëpunuese. Ne nuk ndajmë të njëjtat mendime për çdo gjë. Kjo ëhstë normale duke pasur parasysh dhe dy pozicionet e ndryshme. Unë jam politikan dhe ajo është diplomate”, vijoi Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?