Rama thirri ambasadorët për të diskutuar për amnistinë fiskale, në takim dërgon Ballën

Aktualitet

Sot ishte njoftuar se do të mbahej një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të BE dhe Britanisë, ku do të diskutohej për amnistinë fiskale.

Mirëpo bëhet me dije se edhe pse Rama i ka thirrur vetë ambasadorët për të dikutuar këtë çështje, ai nuk ka qenë pjesë e takimit, për shkak të ndryshimit të axhendës.

Mësohet se në takim ka qenë kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Kujtojmë që Rama për media dje tha se do të tentojë që të arrihet një dakordësi me të huajit, por që parësore mbetet interesi i shqiptarëve.

“Ne do mundohemi të krijojmë një bazë ku të gjejmë dakordësi. Nëse s’do jenë dakord 100% prapë nuk ka problem. Ama gjithmonë pa shkelur normat dhe legjislacionin që ka lidhje me BE. Amnistitë fiskale ne i kemi parë në të gjitha vendet e BE. Në këto vende janë bërë shumë amnisti. Në Itali janë bërë më shumë se në vendet e tjera

Përsa i përket parasë së zezë, një gjë të jeni të sigurt, këtu bëhet fjalë për para të përfituara nga puna në të zezë, jo për paratë e zeza. Ky nuk është një ligj për mua, as për politikanët, asnjë nga ata nuk mund të përfshihet në amnisti. As për policët, as për drejtorët, ky është ligj për ata që kanë lënë vite të tëra rrugëve për të kursyer para”, shtoi Edi Rama.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?