Rama: I kalojnë shtetit, opozita nuk i pa se e kanë “ngjyer” gishtin edhe vetë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimin se do të sekuestrohen 4 mijë e 646 metrave katrorë të një kulle në mes të Tiranës.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Rama thotë se katet e ndërtuara pa leje do t’i kalojnë shtetit. A hedh akuza edhe ndaj opozitës duke thënë se “i panë por nuk folën se të gjithë e kanë n gjyer gishtin nga pak”.

Rama: As mediet s’lënë gjë pa thënë, as drejtësia që  nuk lë avlli apo papafingo në periferi pa ndëshkuar, nuk i pa, nuk i tha, nuk i dëgjoi dhe nuk i kërkoi metrat e ndërtuara pa leje me qëllim fitimi në mes të Tiranës, Sepse të tërë e kanë të ngjyer gishtin, kush më shumë e kush më pak, kush direkt dhe kush indirekt, në mjaltin e tullave të betonit, ose i kanë sytë kaq të verbuar dhe veshët kaq tapë nga urrejtja që iu mbush gojën me shpifje, mee gënjeshtra dhe me akuza, saqë janë shumë të fortë me të dobëtit dhe shumë të dobët me të fortët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?