Rama: Do të blejmë dronë të armatosur!

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të enjte blerjen e dronëve të armatosur ushtarak nga ana e Shqipërisë.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në kryeministri, Rama bëri me dije se dronët e armatosur mund të përdoren në luftën kundër terrorizmit, por dhe në rast të një armiku potencial.

Ai shtoi se në koordinim me satelitët dronët do të bëjnë një kontroll të detajuar të territorit, për të evidentuar të gjitha paligjshmëritë.

“Teknologjia është bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse faktikisht me satelitët ne do të kemi mundësi të monitorojmë të gjitha të mbjellat. Dhe do të jetë shumë më e lehtë për Ministrinë e Bujqësisë që të vërtetojë vetëdeklarimet për të subvencionuar naftën. Ti nuk mund të vish vetëm me një titull pronësie pa punuar asgjë, dhe kjo nuk do të mbetet në dorën e atyre inspektorëve që tokën djerrë e bëjnë pjellore në letra për shkak të ryshfetit. Ne do të krijojmë një bazë të dhënash që do të na japin mundësi për të bërë shumë analiza në të nesërme. Në rastin e të mbjellave për të parë, zonat e mbjella dhe kulturat bujqësore, etj…

E njëjta gjë për plazhet, pyjet, lumenjtë. Gjithë ndërhyrjet pa leje, gërryerjet e lumenjve ndërtimet pa leje, apo zjarret do t’i kemi të përditësuara para nesh nga kryeinspektoriati lartë. Do të ketë shumë sy mbi territorin. Kështu nuk do të ndodhë më që të kemi falsitete në procesin e legalizimeve. Siç na ka ndodhur dikur që legalizohej ajri. Ti merrje ja shisje dikujt tjetër sheshin bosh dhe i thoshe merre dhe ndërtesën e ke me leje ndërtimi.

Është një ditë e shënuar realisht sepse me lëshimin e këtyre satelitëve ne hyjmë në një epokë tjetër të barazisë përpara ligjit. E fundit që kam është që satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Ne kemi vendosur t’i kompletojmë dhe t’i marrim dronë të armatosur. Dronët e armatosur janë për rast ekstrem kundër terrorizimit apo një armiku potencial.

Dronët kanë një sërë funksionesh në përputhje me satelitët, duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave.”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?