Peleshi: “Do kontrollojmë me satelit parcelat me kanabis”

Aktualitet

Ministri Niko Peleshi në një komunikim për mediat bëri me dije se 2 satelitë do t’i bashkohen flotës. Gjatë fjalës së tij Peleshi tha se do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale.

“Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtës dhe teknologjisë. Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konstiton në përdorimin e dy satelitëve për monitorimin e territorit të Shqipërisë, si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë. Shqipëria do të ketë akses të dedikuar në dy satelitët që pritet t’i bashkohen flotës. Satelitët do të quhen Albania 1 dhe 2. Kjo do ti mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore. Do të merret informacion në lidhje me të gjitha rrethanat, kushtet meteorologjike, operimi i të gjitha mjeteve ajrore. në fushën ushtarake përdorimet janë të shumta. Satelitetët do të japin imazhe në kohë reale. “Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur. Monitorimi i burimeve  ujore, për qëllime të vlerësimit të sasisë së ujit”, tha Peleshi, duke shtuar: Duke instaluar inteligjencën artificial dalin informacione të jashtëzakonshme. Është bërë një punë e madhe në kuadrin ligjor. Kemi një agjenci që o të jetë e përfshirë në dispecerinë e të gjitha imazheve që do të kenë nevojë”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?