Begaj takohet me Yuri Kim, ja për çfarë diskutuan

Aktualitet

Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan se me Kim ka diskutuar ndër të tjera për partneritetin strategjik mes dy vendeve, fushën e energjisë, sigurisë dhe reformën në drejtësi.

“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.

Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, shkruan Begaj në një postim në Facebook.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?