Tom Doshi shfaqet në ambientet e Kryeministrisë
Tom Doshi është parë mesditën e sotme në ambientet e Kryeministrisë.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Doshit në kryeministri, ndërkohë që ditët e fundit në qarkun e Shkodrës, pati një debat mes Edona Bilalit dhe këshilltarëve të PS-së, qark në të cilin ish-deputeti ka ndikim të rëndësishëm politik.
Më herët Rama kishte deklaruar se që prej shpalljes së Doshit “non grata” na Departamenti i Shtetit ai i kishte shkëputur marrëdhëniet me të.
Kryesia e PS-së vendosi Elisa Spiropalin si drejtuese politike në qarkun e Shkodrës duke zëvendësuar Edona Bilalin. Në ditët në vijim pritet të diskutohen emrat e kandidatëve për bashkitë e vendit.