Bota

Bombardohet hoteli në Kherson, vritet ish-deputeti pro rus

Një hotel në Kherson është bombarduar nga raketat ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ku njëri prej tyre ka qenë ish-deputeti ukrainas pro-rus, Oleksiy Zhuravko.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja mësohet se në lidhje me këtë sulm autoritetet pro-Kremlinit kanë akuzuar forcat ukrainase.

Kirill Stremousov tha në një deklaratë se forcat e armatosura ukrainase qëlluan një raketë në Play Hotel by Ribas në orën 05:30 të mëngjesit të dielën, ndërkohë që Kievi nuk i është përgjigjur akuzave.

Administrata e instaluar nga Rusia tha në një postim në Telegram se ky “ishte një akt i planifikuar terrorist”, duke shtuar se ndërtesa e hotelit nuk ishte përdorur për qëllime ushtarake.

Një përfaqësues i agjencive të zbatimit të ligjit në rajon u citua nga agjencia e lajmeve TASS të ketë thënë se sulmi “u krye në mënyrë të qartë me ndihmën e përfaqësuesve të NATO-s, sipas inteligjencës dhe informacionit të tyre”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?