Nga 1 tetori katërfishim i energjisë elektrike

Aktualitet Analize

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë i cili miratoi propozimin e qeverisë për të 4-fishuar çmimin e energjisë elektrike nga 1 tetori, për çdo kilovat të harxhuar mbi fashën 800 Kwh.

Me anë të një statusi në Facebook Tomorri thotë se bordi i ERE-s ka caktuar çmimin aq sa e ka kërkuar qeveria, ndërkohë që për interesin publik, mund të miratonte një tjetër çmim më të ulët.

Një tjetër problem që ngre gazetari në reagimin e tij është fakti që lexuesit e matësave elektrikë nuk shkojnë brenda muajit në familjet shqiptare dhe nga 1 tetori, nëse leximi i matësit vonon, kjo do të rrezikojë që familjet të paguajnë më shumë nga çfarë konsumuar realisht gjatë muajit.

“Tani, kjo puna e dy fashave do krijoje nje problem te madh ne menaxhim. Se ceshtja ketu eshte, qe OSHE ka incentive te mbledhe me shume para apo jo. Dhe ka nje metode shume efikase. Faturisti nuk vjen ne daten 31 per te lexuar sahatin, por vjen ne daten 4 per shembull. Ta rruajne nje 100-ce ne muaj me kete lloj skeme”, shkruan Tomorri.

REAGIMI I PLOTË:

Keta te Entit Rregullator edhe mund ta benin cmimin e ri te energjise 1 leke me pak nga ai qe kerkoi qeveria psh. Thjesht sa per t’u dukur qe jane burra me autoritet.
Se ne qofte se keta miratojne ca u thote qeveria per cfare duhen pastaj? Me mire i rrisim rrogen Rames dhe ministrave se sa paguajme pleqte e urte te ERE-s.
Tani, kjo puna e dy fashave do krijoje nje problem te madh ne menaxhim. Se ceshtja ketu eshte, qe OSHE ka incentive te mbledhe me shume para apo jo. Dhe ka nje metode shume efikase. Faturisti nuk vjen ne daten 31 per te lexuar sahatin, por vjen ne daten 4 per shembull. Ta rruajne nje 100-ce ne muaj me kete lloj skeme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?