Miqësia me Sorosin? Veliaj: Jam superkrenar, i jam mirënjohës për çdo të mirë

Aktualitet Intervista

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli këtë mbrëmje për raportin e tij me Alex Soros, duke thënë se ndihet superkrenar për këtë marrëdhënie dhe nuk e ka aspak kompleks ta pranojë.

Ai u shpreh se i është mirënjohës Sorosit për çdo të mirë që i ka bërë Shqipërisë.

“Kemi vite që njihemi dhe unë besoj që të kesh shok dhe të jesh besnik me shokët s’është e jashtëligjshme, kemi një raport special dhe unë s’e kam kompleks, jam krenar. Kur një njeri babai i të cilit ka bërë më shumë shkolla në Shqipëri dhe ku bukëshkalët që kanë marrë bursa dhe u paguhej rroga në qeveri të Sali berishës, kur këta janë mosmirënjohës, këta duhet të ndihen keq. Unë jam superkrenar.

Vala më e madhe e shkollave ka qenë nga Soros. Vala e dytë është kjo që po kalojmë tani dhe t’i thuash plaç një njeriu që ndërton shkolla dhe të paguan shkollën. Unë jam mirënjohës jo vetëm me Aleks Sorosin por me çdo njeri që ka bërë mirë në këtë vend. Unë besoj që ky është një qytet mirënjohës, ne jemi rracë mirënjohëse”, tha Veliaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?