Meta pret përfaqësuesit e institucionit arsimor “Turgut Ozal”

Aktualitet
Prita sot përfaqësuesit e institucionit arsimor “Turgut Ozal”, një investim privat hollandez, që më shpjeguan në detaje veprimet antiligjore të Qeverisë shqiptare ndaj këtij institucioni arsimor, për të cilat janë njoftuar dhe rasti po ndiqet me vëmendje edhe nga institucionet ndërkombëtare.
Jam i shokuar nga këto fakte të cilat shkatërrojnë sigurinë juridike në vend. Këto akte antiligjore nuk kanë të bëjnë vetëm me një shkollë, por tregojnë rrezikun që i kanoset çdo qytetari, investitori të huaj, biznesi të ndershëm, etj.
Shpreh shqetësimin e madh për këto akte të papranueshme, nisur edhe nga fakti, që ky vendim i Qeverisë merret pasi ka filluar shkolla, duke ndikuar tek fëmijët dhe familjet e tyre, si edhe tek mësuesit.
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Jemi një vend që duhet të funksionojë sipas ligjeve, por në këtë rast, shteti ynë ka kryer akte arbitrare brutale dhe të paligjshme, që kanë traumatizuar qindra vogëlushë dhe familjet e tyre.
I inkurajova ata të ndjekin deri në fund rrugën ligjore dhe i sigurova se do ta monitorojmë procesin nga afër.
Arsimi dhe fëmijët të mos përfshihen e të bëhen viktima të politikës!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?