Kryelegalisti Axhami takime me strukturat drejtuese në Dibër
Vijojnë takimet e Kryetarit të PLL z.Shpëtim Axhami me strukturat drejtuese të partisë në çdo degë.
Degët e PLL, Bashkia Peshkopi, Mat, Bulqizë, Klos, në pregatitje e sipër, të gatshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Kryetari i PLL i shoqëruar nga Sek.Përgjithshëm Dilaver Nelaj dhe Sek. Organizativ Nazif Sula zhvilluan takime në degët e PLL në Qarkun Dibër.
Eshtë momenti për të u shkuputur njëherë e mirë nga mënyra se si deri sot ka funksionuar pluralizmi politik, demokracia e brendshme dhe konformacionet e herë pas hershme të kualicioneve, këto në shumicën e rasteve jo shumë dobiprurëse e duke mos i’u qëndruar marrëveshjeve të tyre paraprake.
Sot, situata ekonomike dhe politike në vend mbetet e vështirë dhe deshpëruese, mosbesuese dhe kundërshtuese nga qytetarët, të cilët përballë këtyre vështirësive ku gjenden, kanë humbur shpresën dhe po largohen duke zbrazur vendin tonë.
Prandaj sot, del si domosdoshmëri, që sejcili prej nesh, me të gjithë potencialet e veta, duhet të kontribuaj për organizimin dhe ridimensionimin strukturor të partisë, për të marrë pjesë ashtu si dhe do kërkohet në zgjedhjet e ardhshme, për të filluar njëherë e mirë çmontimin e këtij pushteti, qeverisje qendrore dhe vendore, dhe kjo gjithashtu në rritje të identitetitit dhe pavarsisë subjektive tonën.
PLL mbetet e hapur për këdo, i cili nëpërmjet vijës programore të saj dhe në mbështetje të statutit PLL, kërkon të japi kontributin e vet politik në ndihmë të zhvillimit shoqërisë, prandaj këto takime të fundit kanë si objektiv edhe antarsimet e reja nëpër degë.
Eshtë detyrim moral, programor e statutor që ne si subjekt politik të i paraqesim alternativën tonë qytetarëve e pastaj mbetet në dëshirën e tyre përzgjedhja ose jo e kësaj alternative.
Kur bëhen bashkë alternativa konkrete zhvilluese dhe potencialet njerëzore që të i mbështesin ato ndryshimi dhe zhvillimi janë të pashmangshme.
Ndër të tjera takimi vazhdoj me pyetje dhe diskutime në lidhje me;
-Problematikat dhe veshtirësitë ekonomike te qytetarve në vend, largimet, çmimet e rritura, pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë qeveri aktuale.
-U diskutua në lidhje me situatën politike në vend, udhëzimet e kryesisë së partisë në lidhje me parapregatitjen për zgjedhjet e ardhshme ku u vu theksi në demokracinë e brendshme që duhet të ketë në përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak.
-E rëndësishme dhe si një detyrë tjetër parësore doli edhe puna e përditshme që duhet të bëhet në lidhje me antarësimet e reja duke afruar të rinjë, intelektual dhe njerëz me integritet që duan të kontribuajnë në të mirë të vendit nëpërmjet vijës programore dhe filozofisë PLL.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”