Rajoni

Grabitje si në filma, 20-vjeçari shqiptar arrestohet pasi aksidentohet gjatë arratisjes nga policia

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas tentativës së dështuar për të grabitur nën kërcënimin e armës, së bashku me një tjetër person, i cili ka mundur që të arratiset.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Athinë, kur dy personat e armatosur janë futur në dyqan duke kërcënuar klientët dhe punonjësit, e duke marrë më pas kasafortën.

Por policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, e teksa tentonin që të largoheshin me një makinë të vjedhur, janë aksidentuar.

Pas aksidentit shqiptari është arrestuar, ndërsa personi tjetër është arratisur.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania