Xherdan Shaqiri nis pushimet ‘të detyruara’ deri në Botëror

Sport

Ka të dëmtuar që po tentojnë të rikthehen në formë për të marrë pjesë në Botëror dhe midis aty është edhe Xherdan Shaqiri. Me pushime të detyruara, duke qenë se klubi i tij, Chicago Fire, nuk do të luajë në ‘play-off’-et e Major League Soccer, kosovaro-zviceranit do t’i duhet të gjejë një zgjidhje për të ruajtur formën pas Nations League.

Sulmuesi duhet të luajë dy ndeshjet e tij të fundit para Kupës së Botës 2022, me Spanjën (e shtunë) më pas kundër Republikës Çeke (e martë). Sipas ‘Le Temps’, 30-vjeçari i Bazelit megjithatë mund të marrë pjesë në stërvitje me Luganon, skuadrës e cila ndan të njëjtin pronar me Chicago.

“FC Lugano me kënaqësi do ta mirëpriste Shaqirin për ta ndihmuar të përgatitet për Kupën e Botës”,- shkruan klubi zviceran për të përditshmen e Gjenevës. Megjithatë, duhet thënë se kjo është vetëm një hipotezë, madje jo shumë konkrete, sepse lojtari është nën kontratë me Major League Soccer. Do të ishte një operacion shumë kompleks”, pjesërisht për shkak të sigurimeve në rast dëmtimi. Klubi luganez megjithatë mund të mbikëqyrte Shaqirin për stërvitje individuale. “Mos u shqetësoni, do të arrij në formë shumë të mirë në Kupën e Botës”,- siguroi Shaqiri në një konferencë për media të enjten.

Pas Nations League, Xherdan Shaqiri nis pushimet ‘të detyruara’

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?