Rama: Shitën godinën dhe hapën aktivitetin diku tjetër pa marrë leje

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë, dhe akuzave se vendimi i qeverisë u mor nën presion të qeverisë turke për goditjen e gylenistëve në vendin tonë.

Rama thotë se publiku është publikuar me lajme të rreme dhe teori konspiracioni, ndërsa shpjegon se institucioni në fjalë shiti godinën ku kryente aktivitetin shkollor, dhe më pas rihapi aktivitet në një vend tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit dhe pa plotësuar kriteret.

Reagimi i plotë i kryeministrit Rama:

Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.

Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.

Përdorimi i fëmijëve pastaj  për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?