Vonesa e faturistit mund tu ‘kushtojë’ qytetarëve

Aktualitet Ekonomi

Gjergj Bojaxhi ka treguar edhe një ‘kleçkë’ për të paralajmëruar qytetarët nga mbifaturimi për energjinë elektrike. I ftuar në ‘Opinion”, Bojaxhi tha se nëse faturisti nuk merr numrin e sahatit çdo 30 ditë, qytetarët rrezikojnë që ta kenë kaluar limitin e vendosur nga qeveria.

Mjafton një vonesë disa ditore e faturistit për të bërë që edhe pse një qytetar të ketë llogaritur harxhimin për të mos kaluar 800 Kw në muaj, të paguajë me çmim e ‘kripur’ prej 42 lekësh.

“Një gjë që duhet thënë dhe shtuar është për faturimin. Nëse nuk bëhet në çdo ditë të muajit në mënyrë ekzkte, sepse OSHEE e ka të pamundur ta bëjë këtë gjë. Mjafton që faturisti të vijë disa ditë me vonesë dhe e kalove. Domethënë një qytetar mendon se ka konsumuar fiks 800 dhe nuk e ka kaluar, por po erdhi faturisti 4-5 ditë me vonesë, e hëngre. E ke kaluar, do paguash më shumë,”- tha Bojaxhi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?