Zef Hila: S’ka procedim penal ndaj meje, u thirra si person në dijeni
Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila ka reaguar pasi ditën e sotme u paraqit në ambiemtet e SPAK.
Hila me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se nuk ka asnjë procedim penal ndaj tij dhe se ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Ai tha se ka të bëjë me një çështje që është në proces, teksa tha se nuk mund të jepte më shumë për shkak se çështja është ende më hetim.
Postimi i plotë i Zef Hilës:
Pasi u njoha me disa publikime ne media që lidhen me emrin tim,dua te sqaroj opinionin publik se :
Nuk ka asnjë proçedim penal ndaj meje.
Sot u paraqita prane SPAK-ut në cilsinë e personit që ka dijeni per rrethanat e hetimit. Kjo, lidhur me nje ceshtje qe eshte ne proces. Nuk mund te jap detaje për sa shpjegova ne respekt te ligjit, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.
Une si deputet i Partisë demokratike do te vazhdoj misionin tim ne mbështje dhe mbrojtje te interesave te qytetareve.
