U filmua duke kënduar para funeralit të Mbretëreshës

Bota

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka lëshuar një deklaratë pasi u filmua duke kënduar këngën e Queen, “Bohemian Rhapsody” vetëm disa ditë para se të merrte pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Udhëheqësi botëror kishte marrë disa kritika, pa dyshim mjaft të çuditshme, për veprimet e tij, të cilat u zhvilluan në një bar hoteli në Londër. Në fakt, ai tani është detyruar të përgjigjet përmes një zëdhënësi.

Një deklaratë shpjegoi:

“Pas darkës të shtunën, kryeministri iu bashkua një grupimi të vogël me anëtarët e delegacionit kanadez, të cilët janë mbledhur për të nderuar jetën dhe shërbimin e Madhërisë së Saj.

Gregory Charles, një muzikant i njohur nga Quebec dhe marrësi i Urdhrit të Kanadasë, luajti piano në hollin e hotelit, dhe disa anëtarë të delegacionit, përfshirë kryeministrin, iu bashkuan.”

Deklarata shtoi se Trudeau kishte marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për të nderuar Mbretëreshën.

Pas shfaqjes së videos, disa kanë pohuar se sjellja e kreut kanadez ishte në një farë mënyre mungesë respekti për Mbretëreshën.

Të tjerë kanë thënë se ai thjesht po argëtohej pak.

Një komentues e cilësoi “të turpshme”.

“Ai është kryeministri, në një vend publik, në prag të funeralit të Mbretëreshës. Dhe kështu sillet?”

“Mendoj se më shumë sesa mungesë respekti për Mbretëreshën, me aq sa dëgjova ishte më shumë një mungesë respekti për [grupin] Queen”.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?