“Opozitë më e keqe nuk bëhet, pleq që kanë 30 vite në kolltuk”

Aktualitet

Ergys Mërtiri thotë se opozita sot është në gjendjen më të keqe të mundshme dhe nuk frymëzon shqiptarët.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Mërtiri tha se Berisha po e mban peng opozitën dhe se është i nevojshëm krijimi i një formacioni të ri politik, me fytyra dhe ide të reja.

“Opozita është duke u bjerrë nga brenda. Premtimi për revolucion për përmbysje duket më i largët se kurrë. Edhe vetë mbështetës të Foltores janë zhgënjyer sepse kanë kuptuar që revolucioni nuk ndodh. Përmbysja me protesta është utopike. Shqiptarët nuk e kanë këtë vullnet dhe nuk ka forcë politike t’i motivojë.

Premtimi ishte utopik dhe tashmë opozita po përballet me faktin që i duhet të mbajë premtimin e gënjeshtërt.

Kam dëgjuar mbështetës të Berishës, që thonë se do të përpiqemi ta rrëzojmë, pra nga premtimi që kjo do të ndodhë, te realiteti që do të përpiqen.

Berisha nuk ka grup parlamentar, nuk bën as protesta, opozitë më keq se kaq nuk ka.

Edhe brenda opozitës duket se ka një rivalitet mes Berishës dhe Metës, u vu re tek protesta për inceneratorët.

Duhet një opozitë e re, fytyrë e re, projekt i ri, narrativa të reja.

Berisha po mban peng opozitën për të mos lejuar asnjë alternativë tjetër. Opozita ka 30 vite aty dhe është përgjegjëse për realitetin ku jetojmë. Dua një opozitë të reformuar, jo ata pleq dhe ata njerëz që populli i ka hequr disa herë nga kolltuku”, tha Mërtiri.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?