OKB sjell një ruse në Shqipëri për të kontrolluar kufijtë e Ballkanit

Aktualitet

Ndërsa Europa vendosi kufizimin e lëvizjes për turistët rusë dhe Rusia me zyrtarët e saj të lartë është nën sanksione të ashpra pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, OKB-ja ka vendosur që të sjellë në Shqipëri, vend anëtar të NATO-s dhe kandidate për anëtare të BE-së, një zyrtare të lartë ruse që do të mbikqyrë kontrollin e kufijve të Europës Juglindore. Zyrtarja e OKB-së, pas vizitës së parë në Tiranë, dy javë të shkuara, po bën një vizitë në Gjeorgji, afër vendlindjes së saj, Dagestanit, një republikë e vogël me shumicë myslimane brenda Federatës Ruse.

Sipas shkresave të siguruara nga tpz.al, më 31 maj 2022, Zyra e OKB-së për Drogat dhe Krimin (UNODC) njoftoi Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OSBE, se zonja Naida Chamilova është emëruar shefe e Zyrës së Programeve të UNODC-së në Shqipëri. Përmes një shkrese të datës 1 qershor 2022, ambasadorja e Shqipërisë në OSBE, Vjenë, Eglantina Gjermeni, njoftoi Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, se Chamilova do të niste detyrën më 1 korrik, duke qenë njëherësh edhe Koordinatore Rajonale për Progamin e Kontrollit të Konteinerëve UNODC-WCO për Europën Juglindore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?