“Nuk pastronte shtëpinë”, dhunoi gruan dhe tentoi t’i thyente kyçin e dorës

Rajoni

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet pasi dhunonte bashkëshorten. Ngjarja ka ndodhur në Volos në Greqi. Ka qenë një nga fqinjët që ka dëgjuar gruan e cila kërkonte ndihmë pasi po dhunohej nga bashkëshorti. Fqinji ka lajmëruar policinë, ndërsa pak më vonë është bërë e mundur edhe arrestimi i shqiptarit.

Ai ishte një njeri i dhunshëm dhe pasi ka shkuar në shtëpi i dehur, është konfliktuar me bashkëshorten dhe më pas e ka goditur atë me grusht dhe më pas ka tentuar t’i thyejë kyçin e dorës. Pas kësaj ngjarje të rëndë, gruaja është larguar nga banesa së bashku e fëmijët e saj.

Në polici ajo ka treguar se bashkëshorti përdorte dhunë sistematikisht dhe se shpeshherë kthehej në banesë i dehur. Nga ana e tij 40-vjeçari, pretendon se ka qenë vetëm një moment tensioni pas konfliktit se gruaja e tij nuk pastronte shtëpinë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?