Meta: “U godit truri i Policisë së Shtetit”
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në një han pa porta.
I ndalur tek sulmet kibernetike, Meta tha se nëse kryeministri do të ishte i përgjegjshëm do të kishte dhënë dorëheqjen.
“Unë kam këtë informacion nëse do ishte hetuar dosja e Dibrës që u bë ping-pong do të kishim pasur zgjedhje normale dhe Edi Rama do kishte kaluar në opozitë. Nëse në momenti që u hackerua sistemi dolën të dhënat e shqiptarëve para zgjedhjeve dhe u bë e qartë se i kishte nxjerrë qeveria , nuk do ishim në këtë situatë. Nuk them se nuk do kishim pasur sulme nxitur nga qeveria e Iranit apo grupe të tjera , por ndjenja e përgjegjësisë duhet të ishte më e lartë. Shpreh kënaqësinë që sistemi i bankave ka qenë i mbrojtur dhe nuk pranuar presionin e Ramës që të integronin sistemin e tyre n e-albania”, tha Meta, duke shtuar: “Nëse ai ka shqetësimin që të mos krijohet panik të ruhet siguria publike e kombëtare akti më minimal i përgjegjësisë së tij do të ishte dorëheqja sepse ka dështuar dhe ka gënjyer. Me ekspozimin e të gjithë sekreteve të shtetit ai nuk mund ta shmangë duke frikësuar gazetarët dhe mediat, ky është një mision i pamundur. Ndërkohë Prokuroria duhet të veprojë në drejtim të gjithë që kanë cënuar këtë sisteme”.
Urdhri i prokurorisë për gazetarët dhe sulmi i planifikuar ndaj Albin Kurtit?