Safet Gjici heq bustin e Mbretëreshës para Pallatit të Kulturës
Mëngjesin e sotëm banorët e Kukësit u zgjuan me bustin e Mbretëreshës Elizabeth II në qendër të qytetit. Lajmi për vendosjen e bustit të Mbretëreshës në ditën e varrimit të saj pushtoi të gjitha mediat, mirëpo kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak kryebashkiakut Safet Gjici.
Burime për mediat bëjnë me dije se Gjici ka shkuar në polici dhe ka bërë padi për vendosjen e bustit. Ai është shprehur se kjo është një fyerje ndaj qytetit dhe menjëherë pas kësaj padie ka ndërhyrë policia dhe ka hequr bustin nga zona para Pallatit të Kulturës duke e sekuestruar, ndërkohë që ka nisur kërkimi për personat që e kanë vendosur.
Dyshohet se busti është vendosur nga “çunat e Londrës” për karshillëk ndaj Hasit, megjithatë pritet që të përfundojë hetimi i policisë.